Deri në katër orë presin bashkatdhetarët që shfrytëzojnë pikën kufitare në Merdare.
Kështu deklaruan disa nga bashkatdhetarët tanë për Radio Kosovën, të cilët për këtë fajin ua vënë institucioneve të vendit, të cilat, sipas tyre, njëherë e mirë duhet t’i zgjidhin problemet me shtetin serb. Ndërkaq, koordinatori në Qendrën Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, Samir Krasniqi, u bën thirrje bashkatdhetarëve që t’i shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare më pak të ngarkuara.
Deri në katër orë presin bashkatdhetarët të cilët vijnë nga vende të ndryshme të Evropës e të cilët kalojnë në pikën kufitare Merdare. Ata shprehen të shqetësuar që problem i pritjeve të gjata për të ardhur në vendlindje, nuk po rregullohet edhe pas 10 viteve të Kosovës shtet.
Viktor Domgjoni, i cili vije nga shteti çek, e i cili u detyrua të kalojë kufirin në këmbë, thotë për Radio Kosovën se kolona është e gjatë rreth 6 kilometra. Fajin për këtë ai ua lë zyrtarëve serbë në pikën kufitare të shtetit serb, të cilët punojnë me vetëm një pikë kontrolli.
”Andej kufirit kolona shumë e gjatë. Minimum ka 6 kilometra. Ne erdhëm në këmbë, kurse vëllai është andej, ende po pret. Sa orë ka që pret vëllai? Ka dy orë që pret.” Sigurisht Qeveria e Kosovës ka fajet, me punimet që kanë filluar ka një vit e që nuk kanë përfunduar, kurse andej ka vetëm një pikë kontrolli”, tha ai.
E një tjetër familje, e cila ka ardhur nga Franca e që nuk u prononcua, thotë se kjo pikë kufitare po ua vështirëson shumë udhëtimin, madje po ua prishë edhe dëshirën për të ardhur në atdhe.
“Personi nga Franca ”Marre ju qoftë, nuk kam çka t’ju them më! Sa keni pritë? Po tri orë, a pritet tri orë? Kisha shkuar në shtëpi për tri orë!”, tha ai.
Ismet Perteshi, i cili ka ardhur nga Austria, thotë se është e pakuptimtë të presin çdo vit nga katër orë. Perteshi thotë se këtë çështje duhet rregulluar shteti i Kosovës në marrëveshje me Serbinë.
”Deri këtu, pa asnjë problem, këtu 3 -4 orë kemi pritë. S’ po i kuptoj pse? Nuk është hera e parë. Po ju nuk keni faj, ne kemi faj që vijmë! Shteti ynë i ka fajet. Pse? Sepse nuk po e rregullon këto punë!”, tha ai.
Ndërkaq, Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se pikat më të frekuentuara për shkak të ardhjes së bashkatdhetarëve janë Merdarja dhe Mutivoda, ku pritjet janë nga 40 minuta e më gjatë.
Koordinatori në QKMK, Samir Krasniqi, tha për Radio Kosovën se inkurajojnë qytetarët të kalojnë nga pikat e tjera të cilat janë më pak të ngarkuara, si Jarinja e të tjera.
“Pritje të veturave për të hyrë në Kosovë ka edhe te Dheu i Bardhë, ndërsa në pikat e tjera kufitare nuk ka kolona”, tha ai.
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...