Qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në vende të ndryshme perëndimore, gjatë udhëtimit të tyre për në Kosovë dhe kthimit, po ballafaqohen me pritje të gjata në pikat kufitare.
Pritjet e gjata të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare, ndodhin çdo vit gjatë sezonit të verës.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë njofton se pritjet në disa pikëkalime kufitare sidomos në dalje, po zgjasin deri në tri orë.
Ndërkaq, kolonat e automjeteve në pritje, janë të gjata deri në 3 mijë metra.
Pritjet më të gjata, sipas kësaj qendre, janë në pika kalimet në Merdarë, Mutivodë dhe Dheu i Bardhë.
Autoritetet e Kosovës vazhdimisht kishin potencuar se do të marrin masa që t’i shmangin këto pritje.
Mirëpo, këto pritje konsiderohet të jenë gati të pashmangshme për shkak të fluksit të madh të qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, e të cilët gjatë sezonit të verës vijnë për pushime në vendlindje.
Në Ministrinë e Diasporës thonë se gjatë këtij sezoni të verës ka arritur një numër i madh i ankesave të emigrantëve nga Kosova, të cilët janë ankuar për pritjet e gjata për të kaluar procedurat kufitare.
Këshilltari i lartë politik në Ministrinë e Diasporës në Qeverinë në largim të Kosovës, Kushtrim Sheremeti, thotë për Radion Evropa e Lirë se në vazhdimësi janë duke punuar për t’i informuar qytetarët për pritjet, të cilat eventualisht janë nëpër kufij.
“Ankesat janë të përhershme, por njëkohësisht ka bashkatdhetarë, të cilët na kontaktojnë para se të hyjnë në pikat kufitare. Në këtë sezon Ministria e Diasporës e ngrit nivelin e përgjegjësisë më të madh, edhe mundohemi të jemi në pranë mjeteve tona të komunikimit dhe të shpërndajmë linkun e aplikacionit që t’i informojmë bashkatdhetarët”, thekson Sheremeti.
Ai iu bën thirrje qytetarëve që t’i shmangin pikat kufitare ku pritjet janë të gjata dhe t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera që janë më pak të ngarkuara.
“Për faktin që ka çdo herë fluks të madh të njerëzve, çdo herë do të ketë pritje. Ne jemi munduar maksimalisht që gjatë gjithë kësaj kohe t’iu kërkojmë bashkatdhetarëve që para futjes në Kosovë dhe daljes nga Kosova, ta shohin aplikacionin, të cilin e ka punuar Ministria e Punëve të Brendshme me kërkesën tonë, që të shohin ku është fluksi më i vogël dhe t’i shfrytëzojnë të gjitha pikat e mundshme dhe jo vetëm atë Te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë”, thotë Sheremeti.
Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit, është rreth 350 mijë, por thuhet se ky numër është shumë më i madh dhe atë afër 1 milion qytetarë.
Shteti ku më së shumti kanë emigruar kosovarët, është Gjermania me 35.25 për qind, pasuar nga Zvicra me 22.94 për qind./REL/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...