Mërgimtarët gjatë muajve të nxehtë të verës, kanë si destinacion për pushime Kosovën.
Fluksi i madh i bashkatdhetarëve, të cilët po kthehen në vendet evropiane ku jetojnë dhe veprojnë, ka krijuar kolona të gjata në pikën kufitare në Merdare.
Arbresh.info ka vizituar nga afër mërgimtarët në pikën kufitare Merdare, ku kolona është e gjatë deri në dy kilometra.
Mërgimtarët, thonë se po presin deri në 2 orë në kolona të gjata që arrijnë deri në një kilometër.
Njëri nga mërgimtarët për Arbresh.info, përveç pritjes, u ankua edhe për kushtet elementare, sipas tij, nuk kanë as banjë publike, për të kryer nevojat fiziologjike.
“Ta rregullojnë se pari WC publike, pasi po presim gjatë e nuk kemi ku t’i kryejmë nevojat fiziologjike, të merren masa që së paku gjatë muajve të verës të mënjanohen kolonat kur vijnë mërgimtarët”, tha ai.
Ndërsa, një tjetër mërgimtarë, i cili jeton në Kroaci, tha se është i detyruar që me fëmijën e tij, i cili është me nevoja të veçanta, të pres me orë të gjata.
“Ka kolona gjithkund, duhet të presim, nuk kemi se çfarë të bëjmë. Jam me djalin invalid edhe po duhet me prit në kolonë”, tregoi ai./Arbresh.info/
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99