Pritje të gjata në Merdarë, kolona deri në dy kilometra

14:30 | 26 Gusht 2023
K.B

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të dal nga nga pikëkalimi kufitar në Merdarë janë deri në pesë ,ndërsa kolona është e gjatë 2 kilometra.

Edhe tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në  2 orë, ku kolona atje është e gjatë një kilometër.

Pritje ka edhe në Jarnije, të cilat zgjasin deri në 40 minuta, kurse në Mutivodë pritjet janë deri në 30 minuta.

Ndërsa, të gjitha pikat e tjera kufitare situata është lehtë e kalueshme, ku pritjet më të mëdha janë deri në 5 minuta./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme