Qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë janë të frustruar me atë që po ndodh nëpër pikë-kalimet kufitare me Serbinë.
Fatmir Makolli, një bashkatdhetar i cili këto ditë ka qëndruar për pushime në vendlindje është shprehur i mllefosur që përveç që u duhet të presin me orë të tëra nëpër kufij, ata nuk kanë ndonjë vend ku t’i kryejnë nevojat e tyre fiziologjike gjatë pritjeve të gjata, shkruan arbresh.info.
Pas qëndrimit disa orësh në pikë kalimin kufitar me Serbinë, Mutivodë, Makolli ka thënë se gjendja në këtë pjesë është tmerruese.
“Kufiri në Mutivode, radha e gjatë e veturave, pata kohe me mendue boll: Po qysh su kujtue qe 18 vjet askush as nga banoret e kesaj ane as nga pushteti lokal, qe ne kete vedkalim ta beje nji ndertese me nji toalet, nji pushimore per nji kafe apo leng te ftofte, per nji te semure qe nuk.mund te rrin ne veture 2,3, 4 ore. A ka ma marri per ne se me u mbush livadhi e mali gra, femije e burra per me krye nevojat e veta fiziologjike, e shtepit e vjetra qendrojne te mbyllura aty. A kishin mujt me u punesue nja 4 banore te asaj ane qe 18 vjet me punue e me fitue. Edhe qka duhet me na ndodhe ne keto vedkalime dikur me ndermarr diqka. Ajo pjese e rruges ishte bere krejt berllog duke hedhur nga veturat ata qe presin me ore te tera( kta nuk kan faj aspak). Nuk ki pse hyn ne ato livadhe, per me krye nevoje sepse perveq qe ki me u ba HORE, ki me u ba me MUT deri ne gjunj( kerkoj falje per shprehjen por lule nuk kan mbet aty ma). A ESHTE KJO EDHE NJI DESHMI SE NUK PO MENDOJME PER BASHKATDHETARET TANE ASGJE, DERI KURE MA OOOJ KOSOVE….???????”, ka shkruar ai në Facebook./arbresh.info/
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...