Besimtarë katolikë festojnë sot Festën e Krishtlindjeve.
Me rastin e kësaj feste Ipeshkvi i Ipshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji, ka organizuar pritje solemne në Rezidencën e Ipeshkvisë, pranë Katedrales ‘’Shën Nënë Tereza’’, shkruan arbresh.info
Ipeshkvi i Kosovës në mesazhin e tij gjatë ceremonisë ka uruar që paqja dhe dashuria të lulëzojë gjithkund në vendin tonë.
“Nëse vërtetë hymë në misterin e ngjarjes së zotit në histori, dhe lejojmë që kjo ngjarje të ndodhë në jetët tona, atëherë do të arrimë të jemi njerëzit më të mirë, më të devotshëm, më të urta dhe më të butë me njëri tjetrin. Edhe po ta arrimë këtë nëpërmjet asaj dhurate që na jep feja, do ta afronim njëri tjetrin më afër. Ne që të gjithë sot kremtojmë së bashku, duhet të jemi frymë e paqes dhe dashurisë”, tha Ipeshkvi i Kosovës
Pjesë e kësaj pritje solemne në Ipeshkvinë e Kosovës, të pranishëm u panë edhe zyrtarë të lartë shtetërorë dhe përfaqsues të partive politike./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/589910081582323/
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...