Pritje në Merdare, 7 orë në dalje e 2 në hyrje

14:19 | 9 Gusht 2019
Arbresh.info

Pritje të gjata janë krijuar edhe këtë të premten në vendkalimin kufitar me Serbinë, Merdare.

Në statistikat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të përditësuara pak minuta më parë thuhet se në këtë pikë daljet po zgjasin deri 7 orë ndërsa kolonat kanë arritur në 2 mijë metra.

E në hyrje të Kosovës kolonat janë deri 20 metra dhe pritjet zgjasin deri në 2 orë.

E kolona janë krijuar edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, në dalje kolonat kanë shkruar deri 850 metra e pritjet deri 2 orë ndërsa në hyrje kolonat deri 100 metra dhe pritjet deri 20 minuta.

Ndërsa në Muçiba kolonat në dalje kanë shkuar në 600 metra me pritje deri 1 orë ndërsa në hyrje 60 metra dhe pritjet deri prej 5 deri 10 minuta. /Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme