Pritje mbi një orë e kolona deri në 700 metra, kjo është gjenda në pikat e kalimeve kufitare

22:00 | 7 Gusht 2024
E.G

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit rreth gjendjes nëpër pikëkalimet kufitare.

Sipas këtyre të dhënave pritja më e gjatë është tek Dheu i Bardhë, në hyrje, apo 1 orë e 10 minuta.

Ndërkaq në dalje, pritja është 1 orë e 30 minuta.

Kolona atje aktualisht është 350 metra.

Kolona më e gjatë është në pikëkalimin kufitar në Muçibabë, ku ka arritur në 700 metra.

Në dalje të kësaj pike, pritjet janë 40 minuta e në hyrje 5-10 minuta.

Në Merdare dhe Jarinje, pritjet janë 5-10 minuta./Arbresh.info/

Të ngjashme