Pritje deri në një orë për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare te Dheu i Bardhë

08:20 | 12 Gusht 2024
E.G

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen aktuale në pikëkalimet kufitare për hyrje-dalje nga Kosova.

Sipas të dhënave, pritjet më të gjata për dalje nga Kosova janë te Dheu i Bardhë, ku ato po zgjasin deri në një orë, teksa kolonat janë deri në 500 metra.

Ndërkohë në Merdarë për të dalë nga Kosova pritjet janë deri 100 metra kolonë, apo 20-30 minuta.

Të ngjashme