Pritje deri në 2 orë te Dheu i Bardhë, mërgimtarët kthehen në vendet evropiane ku jetojnë

16:22 | 14 Gusht 2023
E.H

Po vazhdojnë pritjet e gjata të mërgimtarëve në pikat kufitare në dalje të Kosovës.

Pas pushimeve të vendlindje, bashkatdhetarët kanë marr rrugë për mërgim, atje ku tashmë kanë krijuar një jetë, raporton Arbresh.info.

Ekipi i portalit Arbresh.info vizitoi pikën kufitare te Dheu i Bardhë, pikë kjo më e frekuentuar nga mërgimtarët.

Aty mërgimtarëve po u bie të presin mbi dy orë.

Sipas qytetarëve, këtë pikë kufitare e shfrytëzojnë qe një kohë të gjatë si dhe është rruga më e rregulluar dhe e sigurt.

Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme