Avokatët e Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupit kanë bërë të ditur se është ushtruar ankesë tek Gjykata e Apelit për vendimin e vazhdimit të paraburgimit për një muaj tjetër, shkruan arbresh.info
Pritet që të merret sot një vendim në fjalën përfundimtare në seancën gjyqësore.
Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.
Gjykata Themelore në Prishtinë me 27 dhjetor mori vendimin që të dy të akuzuarve t’iu vazhdohet masa e paraburgimit deri më 27 janar 2018.
Mbetet të shihet Kurti dhe Kadaj-Bujupi nëse do të lirohen për të festuar Vitin e Ri në gjirin e familjes apo në qendrën e paraburgimit.
Vitin e kaluar, për më shumë se gjashtë muaj deputetët e opozitës organizuan protesta dhe bllokuan punën e parlamentit me gaz lotsjellës kundër marrëveshjeve të arritura me Serbinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi./Arbresh.info/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...