Mandati i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, pritet të përfundojë në qershor të vitit 2018-të. Sipas një informate jozyrtare që posedon portali arbresh.info thuhet se Bashkim Evropian i ka dërguar letër Qeverisë së Kosovës ku thuhet se do t’ia vazhdojë mandatin EULEX-it në Kosovë, shkruan arbresh.info
E pyetur për këtë, zëdhënësja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Maja Kocijancic ka thënë se është ende herët për të folur për vazhdimin e mandatit të EULEX-it.
“Mandati i EULEX-it zgjatë deri në qershor të 2018 dhe vendimi për të ardhmen e tij do të merret deri atëherë”, thuhet në përgjigjen e Kocijancic për portalin Arbresh.info.
Qeveria e Kosovës ka thënë se kryeministri Haradinaj tashmë ka deklaruar se kompetencat e EULEX-it duhet të ndryshojnë.
“Kryeministri tashmë ka deklaruar se misioni i EULEX-it duhet të ndryshojë, pa kompetenca ekzekutive, sepse institucionet e Kosovës duhet të fuqizohen në mandatin e tyre ligjor dhe të marrin përgjegjësi në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Qeverisë së Kosovës për arbresh.info.
Nga ana tjetër, Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, mendon se BE-ja mund t’ia vazhdojë sërish mandatin EULEX-it. Ai tha për arbresh.info se pritjet janë që mandati t’i vazhdohet këtij misioni, edhe pse, sipas tij, një gjë e tillë nuk do të duhej të ndodhte.
“Bazuar në atë që pritet të ndodh në Kosovë, e që lidhet me Gjykatën Speciale (për krime lufte) unë vlerësojë se mandati i EULEX do të zgjatet. Por, se a duhet të zgjatet? Unë mendoj se nuk duhet të zgjatet dhe nuk duhet të ketë atë detyrë që e ka pasur deri më tani, që ka qenë mandati për luftimin e disa veprave penale karakteristike, sepse deri më tani nuk pa pasur asnjë rezultat i cili është i prekshëm dhe që ka ndihmuar Kosovën që të bëjë një luftë të denjë kundër kriminalitetit”, tha Musliu për arbresh.info
Veprimet ligjore, sipas Musliut që do të ndërmerren në raport me Gjykatën Speciale, do të kërkojnë një përfaqësues që do të mbështes gjithë procesin për këto raste.
Avokati dhe njohësi i çështjeve ligjore, Arianit Koci, ka thënë në një pronocnim për arbresh.info se Kosova ka nevojë edhe për një mandat të EULEX-it, por me përgjegjësi më të zvogëluar.
Koci e cilëson si një mision të suksesshëm.
“EULEX-i si mision, nuk i ka realizuar pritjet tona, por as pritjet e veta, por mund të cilësohet si mision i suksesshëm. Rastet që i kanë trajtuar në faza të caktuara, vendorët do ta kishin shumë më vështirë t’i trajtojnë. Sidoqoftë, tani rrethanat kanë ndryshuar dhe ne gradualisht duhet t’i marrim përgjegjësit në duart tona. Por, ende kemi nevojë për EULEX-in, me mandat dhe përgjegjësi të zvogëluara. Nuk besoj që pas qershorit 2018, janë pjekur kushtet që të njëjtit të tërhiqen në tërësi”.
Misioni i EULEX-it, një prej misioneve më të mëdha të Bashkimit Evropian, u shtri në Kosovë, pak ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, për të ndihmuar shtetin e ri në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.
Ndryshe, zyrtarë të lartë të Kosovës përfshirë edhe presidentin Hashim Thaçi kanë thënë se misioni i EULEX-it dhe misionet tjera ndërkombëtare duhet të largohen nga Kosova dhe të funksionalizohen institucionet e Kosovës./M.Avdimetaj/Arbresh.info/
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka