Rajko Krivokapiq dhe Dragutin Lalatoviq udhëtuan në Kosovë pa njoftuar komandantët e tyre, gjë që është e detyrueshme sipas ligjit.
Ata janë arrestuar në fund të nëntorit pranë manastirit të Banjskës pasi në automjetin e tyre kishin mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Pas një paraburgimi dyditor, Gjykata Themelore në Pejë u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Prokuroria i akuzon se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës.
Sipas Vijestit, Ministria e Mbrojtjes në Mal të ZI ka nisur hetimet dhe është duke pritur dokumente zyrtare nga Kosova për të filluar procedurën disiplinore. Ndërkohë, dy ushtarët e arrestuar pritet të marrin dy të tretat e pagave dhe më pas të suspendohen.
Kurti: E dorëzuam listën e fitores së madhe!
BE vendos sanksione të reja ndaj Rusisë
Shtatë shenjat e çuditshme që tregojnë se vuani nga migrena
Për herë të parë në historinë e Champions League, dy baballa...
Bekim Jashari: Besarta nuk do të jetë pjesë e asnjë liste el...
Vetëvendosja mohon raportimet se Besarta Jashari do jetë kan...