Gjykimi ndaj ish rektorit të Universitetit të Prishtinës (UP), njëherit ish-Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasanit, Haki Veliut dhe Albert Rakipit, është caktuar të vazhdoj sot.
Në seancën e fundit të mbajtur më 29 mars, prokurorja Drita Hajdari kishte propozuar që në shqyrtimin e sotëm të ftohet si dëshmitar Jorgji Qiriako, i cili përmendet në deklaratat e Albert Rakipit.
Prokuroria pretendon se Enver Hasani në cilësinë e Rektorit të UP-së, Veliu në cilësi të Shefit të Zyrës së Prokurimit në UP dhe Ragipi në cilësi të Drejtorit të Institutit për Studime Ndërkombëtare (ISN) me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për këtë Institut, kishin falsifikuar kontratën origjinale lidhur me përkthimin e disa librave nga gjuha angleze në atë shqipe. Sipas aktakuzës, të njëjtit kishin hartuar edhe një kontratë të re, duke shfrytëzuar numrin e njëjtë të protokollit nga kontrata origjinale. Sipas kontratës origjinale, vlera e saj kishte qenë 500.000 euro, përkatësisht çmimi i pagesës për njësi 1000 fjalë 12.65 euro e stipuluar me nenin 17, ndërsa në kontratën e re sipas prokurorisë, kjo pjesë është ndryshuar në 1000 karaktere për 12.56 euro./ BetimipërDrejtësi/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...