Ish-ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri, pati kërkuar që të themelohet një Gjykatë e re Komerciale, e cila do të merrej ekskluzivisht me lëndët e natyrës ekonomike.
Ai pati thënë se Gjykata Komerciale është shumë e rëndësishme për Kosovën pasi ajo do të rrisë efikasitetin e trajtimit të lëndëve të biznesit dhe do të ndihmojë në krijimin e një ambienti më të mirë për bizneset vendore por edhe për investitorët e huaj.
Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë, në një përgjigje për arbresh.info, ka sqaruar ecurinë e kësaj gjykate.
MD, thotë se Qeveria e Republikës së Kosovës, ka aprovuar Koncept Dokumentin për reformë Gjyqësore në Drejtësinë Komerciale dhe rrjedhimisht në kuadër të programit legjislativ të Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2020 është përfshirë edhe Projektligji për Gjykatën Komerciale.
“Qeveria e Republikës së Kosovës me datë 23.03.2020 me vendimin nr. 04/15 ka aprovuar Koncept Dokumentin për reformë Gjyqësore në Drejtësinë Komerciale dhe rrjedhimisht në kuadër të programit legjislativ të Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2020 është përfshirë edhe Projektligji për Gjykatën Komerciale”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë.
Në këtë gjykatë do të ketë të përfshirë akterë vendorë dhe panterë strategjik.
“Po ashtu themelimi i një gjykate të tillë të specializuar është edhe rekomandim i procesit të Rishikimit Funksional të Sistemit të Sundimit të Ligjit, proces ky i udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë, me përfshirje të gjerë të akterëve vendorë dhe të partnerëve tanë strategjik”, thuhet në përgjigjen e saj.
Ministria e Drejtësisë ka sqaruar se Gjykata Komerciale parashihet të jetë gjykatë e specializuar e ndarë në dy nivele (themelore dhe të apelit).
“Gjykata Komerciale parashihet të jetë gjykatë e specializuar e ndarë në dy nivele (themelore dhe të apelit) me juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës, e cila do të jetë adresë e vetme që do të merret me shqyrtimin dhe vendosjen e lëndëve të natyrës komerciale të bizneseve dhe personave të tjerë juridik në Kosovë, po ashtu do ta ketë edhe buxhetin e vet, me një strukturë gjyqtarësh dhe staf të mjaftueshëm profesional”, sqaron Ministria e Drejtësisë.
Po ashtu, Ministria e Drejtësisë ka thënë në fund se, aktualisht është në proces të themelimit të grupit punues për hartimin e këtij Projektligji.
“Ministria e Drejtësisë aktualisht është në proces të themelimit të grupit punues për hartimin e këtij Projektligji. Ministria e Drejtësisë do të angazhohet që procesi i hartimit dhe finalizimit të Projektligjit për Gjykatën Komerciale të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent”./E.Ballazhi/arbresh.info/
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...