Google ADS

Pritet të avancohet Shërbimi Korrektues i Kosovës

15:31 | 19 Gusht 2020
Arbresh.info

Nën udhëheqjen e Shërbimi Korrektues të Kosovës, e në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, sot ka vazhduar takimin e radhës Grupi Punuese për Hartimin e Projektligjit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ky aktivitet është në funksion të plotë për përmbushjen e obligimeve, të cilat dalin nga plani i punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2020-2021 dhe Programi Legjislativ për vitin 2020, thuhet në njoftimin e ShKK-së, transmeton arbresh.info.

Grupi punues është duke punuar me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë, ku në përmbajtje është  gjithëpërfshirës, me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Shërbimit Korrektues të Kosovës, Avokati i Popullit, Shoqata e Gruas së SHKK-së, Sindikata e SHKK-së. Përveç këtyre, pjesëmarrës janë edhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare, si: ICITAP, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar , OSBE dhe EULEX, e të cilat monitorojnë dhe mbështesin punën e SHKK-së.

Ajo që synohet të arrihet me ketë Projektligj është avancimi dhe zhvillimi i Shërbimit Korrektues të Republikës së Kosovës, si një mekanizëm i rëndësishëm në kuadër të sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Rregullimi i fushë-veprimtarisë, kompetencave, organizimit të brendshëm, është reformë dhe avancim i lartë për Shërbimin Korrektues të Republikës së Kosovës,  dhe njëkohësisht në funksion të krijimit të kushteve për trajtimin e të burgosurve sipas standardeve ndërkombëtarë.

Përmes këtij rregullimi ligjor, synohet  të ketë efekt edhe në ngritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë, e veçanërisht në SHKK-në si njëri ndër institucionet me rendësi vitale për korrektimin dhe risocializimin e të burgosurve.

Shërbimi Korrektues është i përkushtuar që të avancoi përpara dhe të reformohet në vazhdimësi, me qellim që të jetë institucion profesional, kredibil, i besueshëm dhe konkurrent me institucionet korrektuese të vendeve me aplikim të vlerave më të larta nga liritë dhe të drejtat e njeriut si bazament i shteteve demokratike./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme