Në disa takime gjatë qëndrimit dy ditor, ekspertët nga Llozana kanë kërkuar informata të reja.
Nga kjo qeli u nxor i vdekur katër vjet më parë.
Ndërkohë, rrethanat se si vdiq Astrit Dehari ende nuk janë zbardhur.
Për të hedhur dritë mbi këtë rast, në këtë qeli në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, qëndruan edhe një ekip i ekspertëve zviceran.
Këtë herë, ishin dy ekspertë zviceranë në praninë e hetuesve të Policisë së Kosovë, prokurorit special dhe avokatit të familjes, që bënë shikimin e vendit ku Dehari qëndroi për 78 ditë.
E këtu, për herë të parë u zbuluan disa dyer, që lidhin qendrën e Paraburgimit të Prizrenit me stacionin e Policisë në Prizren.
Avokati Tomë Gashi pretendon se kjo ngjallë dyshime të reja, në lidhje me qasjen në këtë hapësirë.
Pos vizitës në Qendrën e paraburgimit, ekspertët zviceranë kanë mbajtur disa takime me hetues dhe prokuror gjatë qëndrimit dy ditor në Kosovë.
Ata kanë kërkuar informata dhe të dhëna nga institucionet e përfshira.
Ftesën për vizitën në Kosovë, ekspertëve nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Zvicër, e ka bërë kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.
Rastin Dehari aktualisht po e heton prokurori special, Afrim Shefkiu.
Të premten, ishte planifikuar një konferencë për media, me rastin e përfundimit të qëndrimit në Kosovë të dy ekspertëve, por që e njëjta nuk u mbajt, ani pse e kishte paralajmëruar prokurori Special./T7
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës