Pritet finalizimi i listës zgjedhore për deputetë

16:50 | 19 Maj 2017
L G
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, ka filuar mbledhjen e saj rreth orës 16:00.
Në këtë mbledhje partia e Kadri Veselit pritet të vendos rreth listës se kandidatëve për deputetë. PDK është ndër subjektet e pakta qe ende nuk ka vendosur për kandidatët e saj për deputetë.
Partia më e madhe në vend në këto zgjedhje do të konkurroj në koalicion parazgjedhor me AAK-në dhe Nismën dhe një numër të madh të partive të vogla.
Në kuadër të kësaj liste PDK bashkë me partnerët e saj të vegjël ka të drejtë të kandidoj 55 deputetë.
E, në këtë legjislaturë kjo parti numëronte 36 deputetë.
Bartës i listës se koalicionit PAN do të jetë Kadri Veseli.
Ndryshe, një natë më parë AAK në mbledhjen e saj ka caktuar kandidatët e saj. Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku ka vendosur në mase të madhe për kandidatët e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme