Google ADS

Pritet dorëheqja edhe e një zv/ministri nga PDK-ja

08:37 | 22 Mars 2017
M. A.

Pas Lirak Çelajt, edhe një zyrtar i Qeverisë së Kosovës, nga radhët e PDK-së, pritet t’i largohet kabinetit të Isa Mustafës. Burime të “Indeksonline” mësojnë se nga detyra e zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme pritet të dorëhiqet Nehat Mustafa.

Nuk njihet për ndonjë skandal, mirëpo vlen të theksohet se i njëjti kishte ‘përplasje’ me Policinë e Kosovës. Organi të cilin e drejton Shpend Maxhuni, përmes një komunikate për media, kishte reaguar ndaj deklarate të zëvendësministrit pasi ai kishte shprehur domosdoshmërinë e pastrimit të policisë nga korrupsioni dhe kriminaliteti.

“Nehat Mustafa përbuzë dhe njollos vlerat e Policisë”, thuhej në reagimin e PK-së. Ndryshe, në dikasterin të cilin e udhëheq Skënder Hyseni janë edhe dy zv/ministra, Valdet Hoxha si dhe Milan Radojevic.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme