Priten ndryshme të masave, mblidhet Komiteti për vlerësimin e situatës me COVID-19

10:33 | 28 Shtator 2020
Arbresh.info

Sot në orën 14:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës do të mbahet takimi i radhës i Komitetit për vlerësim dhe koordinim të situatës lidhur me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një komunikate për media, shkruan Arbresh.info.

Pas këtij takimi, në ora 15:00 do të ketë deklarime për media dhe do të bëhet edhe komunikimi rezultateve ditore për COVID-19.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme