Priten hetime për çmimet e importit të vezëve

23:42 | 15 Korrik 2017
Arbresh.info

Dyshohet se vezët të cilat importohen nga Shqipëria në tregun e Kosovës shiten më lirë se sa në Shqipëri. Për këtë pritet që të fillojnë hetime.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, pritet të fillojë hetime kundër dampingut të importit të vezëve.Këtë vendim MTI-ja e ka marrë pas ankesave të përfaqësuesve të Shoqatës së Shpeztarëve të Kosovës, të cilët kanë shprehur dyshime për vezët të cilat importohen nga Shqipëria në tregun e Kosovës shiten më lirë se sa në Shqipëri

Këtë e ka bërë të ditur Sytrime Dervisholli, drejtore në Departamentin e Tregtisë në MTI.
“Gjatë këtij hetimi zyrtar ne do të hulumtojmë tregun vendor, ku do të kemi mundësi t’i vizitojmë disa kompani vendore”, tha Dervisholli.

Dervisholli ka treguar se sipas ligjit për masat antidampingut vendimi do të merret brenda 90 ditëve.Thotë se po mundohet ë mbrojnë kompanitë vendore.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Shpeztarëve të Kosovës, Sabit Rama, nuk ka dashur në këtë fazë të flasë duke thënë se derisa të përfundojë hetimi nga MTI-ja.

Adriatik Stavileci, zëdhënës i doganës së Kosovës, ka thënë se dogana në rastet kur MTI e informon dhe kur vërejnë se ka çmime më të ultë se sa që shiten nga vendi i origjinës atëherë i ndalon.

“Dampingut është i përfshirë edhe në legjislacionin e Kosovës, por normalisht rregullohet edhe nga Organizata Botërore e Doganave pasi është i ndaluar edhe në institucionin më të lartë. Dampingu ndodh kur një kompani e caktuar ka një sasi të mallrave të cilat tenton me i depërtua në tregun tjetër nën koston e prodhimit të tyre….Nuk mund të themi që kemi pasur numër të madh të rasteve“, tha Stavileci.

Ndryshe shpeztarët kanë protestuar disa herë para Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës duke kërkuar që të hetohet importi i vezëve nga Shqipëria pasi që po i dëmton fermerët e vezëve në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme