Priten drunjtë në Breg të Diellit, reagon Shpend Ahmeti

14:00 | 5 Gusht 2018
Arbresh.info

Disa drunj në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë janë prerë me sëpatë.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka shkruar se nuk mundet ta kuptoj këtë veprim.

“Dikush i ka pre mbrëmë mbi 10 drunjë të njomë në B. të Diellit me sëpatë. Nuk mundem assesi me kuptu pse dikush e bën këtë. Marre!”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka lutur të gjithë qytetarët që nëse shohin kësi lloj veprimesh të thërrasin komunën dhe Policinë e Kosovës.

“Lus qytetarët ta thërrasin menjëherë policinë kur vërejnë diçka të tillë ose komunën në 080012233”, ka shkruar në fund Ahmeti. /Insajderi.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme