Google ADS

Prishtinës, disa persona e rrahin deri në abortim një grua dhe e shantazhojnë

12:22 | 10 Prill 2021
L G

Një grua dyshohet se ka abortuar si pasojë e dhunës së ushtruar nga disa persona në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Viktima është shtetase e Shqipërisë, shkruan arbresh.info.

Sipas policisë, personat e dyshuar ende janë të panjohur për autoritetet.

“ Është raportuar se persona deri me tani të pa njohur fillimisht kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër shqiptare shtetase e Shqipërisë. Ekziston dyshimi se ndaj viktimës personat e dyshuar mund të kenë kryer veprën penale ndërprerje e shtatzënisë dhe shantazh. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Të ngjashme