Ai doli nga shtëpia pa treguar se ku po shkonte, por është bërë një javë dhe nuk është kthyer më.
Familjarët nuk po din gjë për fatin e tij, andaj kanë kërkuar ndihmë nga policia e Kosovës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vëllai i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.