Prishtinë, vdes foshnja 1 vjeçare nga Covid-19

15:52 | 7 Maj 2021
Arditë Shkodra

Katër viktima nga koronavirusi janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

IKSHPK ka njoftuar se si pasojë e infektimit me Covid-19, ka ndwrruar jetw njw 1-vjeçar nga Prishtina.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç), Prishtinë 1 rast (1 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Krahas katër vdekjeve, brenda 24 orësh janë konfirmuar edhe 170 raste me COVID-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme