Prishtinë, tri raste të dhunës në familje

09:01 | 3 Tetor 2022
Vjollca Gajraku

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë raportuar 3 rsate të dhunës në familje vetëm në Prishtinë.

Një femër është arrestuar pasi e njëjta kishte sulmuar fizikisht familjarët e saj.

Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretman mjekësorë.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Ndërsa një person është arrestuar pasi që i njëjti ka ushtruar dhune fizike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje.

Poashtu në Prishtinë është arrestuar një person pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur familjarët e tij si dhe kishte demoluar orenditë shtëpiake. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e Policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme