Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Bardhosh të Prishtinës një veturë ka tentuar të ikë nga zyrtarët e trafikut.
Pasi është ndalur vetura e të dyshuarve, njëri nga ta ka arritur të ikë. Por që gjatë arratisjes në tokë i ka rënë pistoleta me 9 fishekë.
“I dyshuari mashkull K/Shqiptar gjersa ishte duke drejtuar veturën, nuk i është ndalur një patrulle policore. Policia arrin më pas ta ndaloj veturën, por një pasagjer ka arritur që të ikë nga vetura. Gjatë ikjes i ka rënë në tokë një pistoletë me 9 fishekë dhe një celular. Kurse, ngasësi është arrestuar dhe pas verifikimit ka rezultuar se është person i kërkuar në bazë të urdhëresës së gjykatës”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa njësitë policore janë në kërkim të personit të arratisur. /Lajmi.net/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë