Google ADS

Prishtinë, përfshihet nga zjarri një veturë

23:04 | 9 Janar 2020
L G

Në orët e mbrëmjes në lagjen “Bregu i Diellit” të kryeqytetit, një veturë e tipit Renault është përfshi nga zjarri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka pohuar për arbresh.info se rasti ka ndodhur rreth orës 21:00, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Hoxha tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia policore, ajo e zjarrfikësve, si dhe është njoftuar eksperti i zjarrit.

Vetura ka pasur dëmtime në pjesën e motorit ndërsa ekipet janë duke vazhduar me hetimet për të kuptuar shkaqet e djegies së kësaj veture.

“Sonte me datë 09.01.2020 rreth orës 21:00, ne Bregun e Diellit ne Prishtine është raportuar se një veturë e tipit Renault, me targa vendore, është duke u djegur. Ne vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë njësia policore, njësia e zjarrfikësve, si dhe është njoftuar eksperti i zjarrit. Vetura ka pësuar dëmtime në pjesën e motorit. Përderisa, ekipet kompetente janë në proces të procedurave tjera përfshirë edhe hetimin mbi shkaqet e djegies së veturës”, tha Hoxha. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme