Në vazhdën e aktiviteteve dhe garave të shumta, në funksion të identifikimit të talenteve të rinj, mbështetjes së tyre dhe përmirësimit të cilësisë në arsim, Drejtoria e Arsimit organizoi të hënën garën në lëndën e matematikës për nxënësit e klasës XII.
Ky organizim u bë në koordinim me studentë të Kosovës që studiojnë në Universitetin e Koprit në Slloveni, dhe me ish-drejtoreshën e arsimit të Komunës së Gjakovës, Diana Qarkaxhija.
Në këtë garë pjesëmarrës ishin 25 nxënës të klasave të dymbëdhjeta (XII), të cilët pasi kanë treguar shkathtësi dhe rezultate të larta në garat e zhvilluara në shkollat e tyre, iu nënshtruan testit në nivel komune.
Veçantia e kësaj gare është se dy kandidatët më të suksesshëm do të fitojnë të drejtën për të studiuar në Universitetin e Primorskës në Republikën e Sllovenisë, me bursë të plotë në vlerë prej 4,500 eurosh.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...