Prishtinë: Një person vdes në një spital privat, dyshohet për shkak të trajtimit jo të duhur mjekësor

10:24 | 1 Shtator 2022
K.B

Një person ka vdekur të mërkurën në një spital privat në lagjen Veternik në Prishtinë, ku ishte duke u trajtuar.

Sipas policisë, dyshohet se vdekja ka ardhur si rezultat i trajtimit jo të duhur mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është hapur si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

“Lagjja Veternik, Prishtinë 31.08.2022 – 02:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktima mashkull kosovar ka vdekur në një spital privat, ku ishte duke u trajtuar. Sipas ankuesit, ai dyshon se vdekja ka ardhur si rezultat i trajtimit jo të duhur mjekësor”. /arbresh.nfo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme