Google ADS

Prishtinë, gruas i gjenden revole e marihuanë

09:26 | 4 Janar 2022
A. B.

Policia e Kosovë ka arrestuar një grua në Prishtinë pasi gjatë kontrollit i janë gjetur një revole dhe substancë narkotike të llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 00:13, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, shkruan arbresh.info

Sipas raportit 24 orësh të policisë te e dyshuara janë gjetur një revole me karikator pa fishekë, dhe substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.

“Rr. UÇK, Prishtinë 04.01.2022-00:13 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi gjatë kontrollit te e njëjta është gjetur në posedim dhe konfiskuar një revole me një karikator pa fishekë. Gjithashtu gjatë kontrollit te e dyshuara është gjetur edhe një sasi me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë, për çka është hapur rast i veçantë. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia- thuhet në raport. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme