Google ADS

Prishtinë, gjatë kontrollit i konfiskohen 21 qese të vogla me drogë në trup

09:41 | 24 Nëntor 2021
S D

Është arrestuar një person pasi që gjatë kontrollit të tij i janë sekuestruar 21 qese marihuanë të vogla, shkruan arbresh.info.

21 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 26 gram dhe një peshore digjitale.

I dyshuari është dërguar në mbajtjeje.

“Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë 23.11.2021 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në trupin e tij janë gjetur dhe sekuestruar 8 qese te vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 6.9 gram. Më pas me urdhëresë të gjykatës është bërë bastisja e shtëpie së të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar: 21 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 26 gram dhe një peshore digjitale. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme