Google ADS

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, 2 të plagosur, 3 të arrestuar

22:37 | 15 Shkurt 2024
R J
Mbrëmjen e sotme, në lagjen “Bregu i diellit”, në Prishtinë, ka pasur të shtëna më armë zjarri, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore ndërkohë që lidhur me këtë rast deri tani janë arrestuar tre persona të dyshuar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme