Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka blerë mjete të reja pune për zjarrfikësit, duke forcuar kapacitetet e tyre në përballje me situata emergjente.
Në njoftimin e bërë nga Komuna e Prishtinës thuhet se këto pajisje të reja pritet të rrisin efikasitetin dhe sigurinë në mbrojtjen e jetëve dhe pronave të qytetarëve.
“Zjarrfikësit, të cilët përballen çdo ditë me sfida të mëdha, do të kenë mbështetje maksimale nga komuna, duke siguruar kushte më të mira pune dhe mjete moderne për të kryer detyrat e tyre” – ka deklaruar drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica.
Kryeqyteti falënderon zjarrfikësit për përkushtimin e tyre dhe punën e palodhshme në mbrojtjen e qytetarëve nga situata të ndryshme emergjente./Telegrafi/
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut