Një person ka përfunduar prapa grilave, pasi u kap me më shumë se 1 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë.
I dyshuari ishte ndaluar në rrugën “Ismajl Dumoshi” në Prishtinë mbrëmë rreth orës 20:00, dhe gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur 14 qese me marihuanë.
Pas kësaj, policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur disa paketime të mbushura me peshë 1 kilogramë e 827 gramë marihuanë.
Po ashtu, në shtëpinë e të dyshuarit policia ka gjetur edhe një peshore digjitale dhe 2150 euro para të gatshme.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në trup dhe veturë i janë gjetur katërmbëdhjetë (14) qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 33.4 gram. Është bërë bastisja e shtëpisë së tij dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar disa paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1827 gram (1kg e 827 gr), një peshore digjitale, para të gatshme në bankënota të ndryshme në vlerë prej dymijë e njëqind e pesëdhjetë (2150) € dhe një telefon celular”, bën të ditur policia.
Me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./arbresh.info
Dy “El Clasicot” e fundit në La Liga ka qenë ven...
Zblulohet lapidari i Betejës së Herticës me rastin e 80-vjet...
Sonte martohet Dafina Zeqiri
Tahiri: Qeveria e ka futur Kosovën në rrugë pa krye
Pesë golashënuesit më të mirë në histori të “El Clasicos”
Peci e dënon sulmin fizik ndaj Muhaxherit: Në Kosovë, dhuna ...