Prishtinë, arrestohet pasi rrah gruan dhe vajzën

09:25 | 29 Qershor 2020
Arbresh.info

Një person është arrestuar mbrëmjen e së dielës në Prishtinë pasi dyshohet për dhunë në familje.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij, shkruan arbresh.info.

“Prishtine 28.06.2020-20:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti   ka sulmuar fizikisht dy viktimat bashkëshorten dhe vajzën e tij”, thuhet në raportin e policisë.

Gjithashtu PK ka njoftuar se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“ Viktimat  kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, përfundon njoftimi i Policisë së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme