Google ADS

Prishtinë, arrestohen nga policia për posedim të narkotikëve

11:17 | 4 Tetor 2017
Arbresh.info

Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, një të komunitetit shqiptar e një rom, për shkak të posedimit të narkotikëve.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri K/Shqiptar dhe tjetri K/Rom, pasi që gjatë kontrollit në trup i janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 4.03 gramë, ndërsa në shtëpinë e njërit prej tyre janë gjetur edhe 3.9 gramë narkotikë. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme