Tre persona janë arrestuar sot në Prishtinë nga Policia e Kosovës.
Të dyshuarit janë ndaluar në dy automjete të dyshuara ndërsa janë shoqëruar në stacion policor për procedura të nevojshme verifikimi.
Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ai ka shtuar gjithashtu se njësitet policore janë në proces të sqarimit të të gjitha rrethanave.
“Në këto momente mund te ju konfirmoj se Policia e Kosovës me njësitet e saj gjatë realizimit të detyrave ka ndaluar dy automjete të dyshuara, përderisa tre (3) persona të dyshuar janë shoqëruar në stacion policor për procedura të nevojshme verifikimi. Njësitet kompetente policore janë në proces të ndërmarrjes së veprimeve për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe verifikimeve të nevojshme për rastin, ndërsa për detaje tjera do të njoftoheni pas përfundimit të këtyre veprimeve”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...