Një mashkull dhe dy femra kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në mundësim apo detyrim në prostitucion.
Arrestimi i tyre është bërë të martën rreth orës 17:35 pas një hetimi të koordinuar me prokurorin, shkruan arbresh.info.
“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore-njësia kompetente, më datën 21.12.2021 rreth orës 17:35 pas një hetimi të bërë në koordinim me prokurorin e rastit, kanë arrestuar tre persona (një i gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore), të cilët dyshohet se janë përfshirë në veprat penale “Mundësim apo Detyrim në Prostitucion” “Ofrim i lokaleve për prostitucion” “Bashkëkryerje“”, njofton policia.
Njësitet kompetente sipas policisë, kanë vazhduar realizimin e detyrave ku kanë kontrolluar lokalin i cili gjendej në Rr. Muharrem Fejza në Prishtinë dhe si prova materiale janë konfiskuar pajisje elektronike, katër (4) telefona mobil.
Personat e dyshuar, janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit iu është caktuar masa e ndalimi për 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve në mënyrë profesionale në luftimin e të gjitha dukurive negative./arbresh.info/
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...