Ndotja e ajrit në disa qytete të Kosovës ka arritur në nivele të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve, transmeton arbresh.info
Edhe në këto orë të vona, vlerat e ajrit në kryeqytet konsiderohen të pashëndetshme për qytetarët.
Një qytetar ka dërguar disa fotografi në redaksinë e arbresh.info, të cilët tregojnë në mënyrë të qartë, ky ajër rrezikon shëndetin e qytetarëve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ditë më pare kishte paralajmëruar për ajrin e ndotur në Prishtinë. Instituti kërkon që të hiqen nga përdorimi veturat e vjetra dhe veturat pa katalizator si dhe inspektoratet e mjedisit të bëjnë kontrollin rigoroz të kualitetit të karburanteve dhe konsumimit të lëndëve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohje nga qytetarët./arbresh.info/
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...