Organizata Jo-Qeveritare INPO sot përmes një konference do të publikojë raportin e Indeksit të kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë.
Panelistë në këtë konferencë do të jetë sekretarja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj, kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Halim Halimi.
Albulena Nrecaj- drejtoreshë e INPO-s, e ftuar në emisionin e mëngjesit të RTK-së, tregoi se indeksi është dizajnuar të bëjë vlerësimin e kënaqshmërisë me shërbimet komunale të ofruara nga komuna bazuar në kompetenca vetanake.
“ INPO monitoron shërbimet e nivelit komunal ku pos UNDP-së që del me këtë raport çdo tre vite, INPO synon këtë ta bëjë çdo vit .Indeksi është dizajnuar të bëjë vlerësimin e kënaqshmërisë me shërbimet komunale të cilat ofrohen nga komuna bazuar në kompetenca vetanake. Indeksi ka bërë matjen e 15 lloje të ndryshme të shërbimeve komunale, si dhe matjen e kënaqshmërsië së qytetarëve me pushtetin lokal duke i pyetur qytetarët për nivelin e kënaqshmërisë së tyre me punën e Kryetarit, Kuvendit Komunal dhe Drejtorive Komunale ”, tha Nrecaj
Nrecaj tha se fillimisht INPO javën e kaluar ka publikuar raportin për komunën e Ferizajit, ku pas anketimit të qytetarëve, prej tyre 58% janë të pakënaqur me punën e Kryetarit aktual, ndërsa si pike problematike e pakënaqshmërisë rezultoi të jenë parkingjet me përqindje të lartë prej 82%.
“Prishtina është ranguar mirë në këtë raport ku janë përdorur 38 indikatorë për 15 fusha për të bërë këto matje dhe prej 595 qytetarëve të anketuar më shumë se gjysma e tyre janë të kënaqur me punën e kryetarit të komunës ndërsa një numër më i madh janë të pakënaqur me kuvendin komunal”- theksoi Nrecaj.
Ajo gjithashtu tha se INPO ka për qëllim të zgjerojë punën e këtij projekti edhe në komuna tjera por kjo padyshim ka kosto të lartë.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare