Prishtina Weather paralajmëron stuhi me breshër, shi dhe erë deri në 60km/h

15:38 | 17 Qershor 2022
arbresh.info

Prishtina Wather paralajmëron se brenda disa orëve në vendin tonë do të arrijë stuhi me breshër, reshje shiu dhe erëra deri në 60km/h.

“Një stuhi po zhvillohet tashmë orëve të pasdites nga pjesë perëndimore të Bosnjë dhe Serbia qendrore, derisa mbi vendin tonë nga Dukagjini ka zhvillime të rrebesheve të shiut. Orëve vijuese kjo stuhi po parashihet të kaloj mbi vendin tonë, me mundësi që lokalisht të sjellë reshje më të mëdha të shiut, breshër apo edhe hove të erës edhe mbi 15m/s (60km/h)”, shkruan në njoftimin në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme