Google ADS

Prishtina “vërshohet” nga mbeturinat

08:12 | 26 Prill 2019
M. A.

Kryeqyteti i Kosovës sot është i mbuluar nga mbeturinat. Të gjitha rrugët janë të mbushura me mbeturina të cilat janë mbledhur nga dita e djeshme pasi që kompania e mbeturinave ‘Pastrimi’ nuk i ka larguar ato.

Kompania e mbeturinave “Pastrimi”, njoftoi qytetarët se kompania nuk do të ketë mundësi të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave për arsye te bllokimit te xhirollogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës.

“Prandaj duhet të bëjmë ndërprerjen e shërbimit te mbeturinave”, thuhet në komunikatë.

Kompania “Pastrimi”, Sh.A – Prishtinë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri ne zgjidhjen e këtij problemi.

Në këtë gjendje janë kontenjerët tek Parku i Qytetit, një ndër vendet më të frekuentuara në Prishtinë.

Këta kontenjerë janë të vendosur në fillim të rrugës që të dërgon tek sheshi “Nëna Terezë”.

Kontenjerët e pa pastruar tek rruga që të dërgon tek Qeveria e Kosovës.

Kalimtarët duhet të shohin dhe t’i marrin erë edhe këtyre kontenjerëve tek “Qafa”, deri në zgjidhjen e problemeve të kompanisë “Pastrimi”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme