Zyra e inovacionit dhe e dizajnit “Carlo Ratti Associati” shfaq rezultatin e programit dhe të vizionit urbanistik për Manifesta 14, Bienalen Nomade Europiane në Prishtinë mes 22 korrikut dhe 30 tetorit të 2022-ës.
Projekti i zyrës CRA propozon një metodologji të re për rikthimin e hapësirave publike në qytet.
Projekti fillon me një varg ndërhyrjesh të hapura të projektimit që nxisin pjesëmarrjen e qytetarëve, për t’i parë dhe për t’i vlerësuar reagimet e tyre gjatë këtyre punimeve në mjedisin e ri. Gjatë shekullit 20, ndryshimet politike dhe ato të regjimit politik nuk sollën tjetër përveçse përplasje të shumta politike në qytetet e Kosovës.
Si rezultat i kësaj, Prishtina vuan nga një mungesë e konsiderushme e hapësirës publike, dhe një numër i madh i banorëve janë të privuar nga e drejta që ta kthejnë ose ta ndryshojnë këtë situatë.
CRA dhe Manifesta 14 paraqitën një shembull të metodologjisë eksperimentale në mënyrë që të krijojnë një risi urbanistike karshi kësaj situate. Kjo metodologji praktike e urbanizmit bazohet në serinë e ndërhyrjeve urbanistike të përkohsme dhe zhvillohet në bazë të reagimeve të qytetarëve.
Në fazën e parë, CRA hartëzoi qytetin për të identifikuar vende të rëndësishme shoqërore e kulturore në të. Në këtë fazë, studioja u bashkua me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) për të përdorur inteligjencën artificiale në mënyrë që të formohet pamja digjitale e rrugëve të qytetit. Këto të dhëna përkatëse mund të ofrohen sipas kërkesës nga hulumtuesit e urbanizmit të hapur.
Në fazën e dytë vendosen rinovimet ose ndërhyrjet e përkohshme, për të treguar se si lokacionet e shumta, shumë prej të cilave në kushte të vështira e të rrezikuara, mund të rikuperohen edhe nga qytetarët e Prishtinës. Këto ndërhyrje janë me kosto të ulët, për një periudhë afatshkurtër dhe me qëllim spekulativ.
Banorët ftohen të votojnë me qenien e tyre, duke vendosur nëse këto ndërhyrje duhen të modifikohen ose jo. Së fundmi, do të mbahen periudha vlerësimi për të lehtësuar sa më parë zhvillimin e qytetit.
Më tutje, themeluesi i CRA-së, Carlo Ratti u shpreh:
“Qytetet në mbarë botën po kalojnë një periudhë të jashtëzakonshme, të kapluar nga kriza të shumta, por ka edhe potencial për rilindje. Duke pasur parasysh një ngjarje pa precedent gjatë shpërthimit të pandemisë Covid-19, pushtetarët u detyruan të bënin eksperimente urbanistike për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve”
Metodologjia u aplikua për të ndërtuar Korridorin e Gjelbër, një ish-hekurudhë, e gjatë 1.3 km e cila dikur mbushej me makina të braktisura si dhe me plehra. Shtegu i sapoformuar i këmbësorëve përmban pushimore të shumta si dhe hapësira të mbushura me bimë, që lidhin dy vendndodhje të rëndësishme: atë të
Manifesta-14 dhe Fabrikën e Tullave.
Vendkalimi u rizhvillua në 20 ditë punë, duke pasur në konsideratë debatin se si të zgjidhet problemi i këmbësorëve në qytet. Një rrethanë, e cila siguron që të gjithë elementet e këtij korridori të jenë sa më praktike dhe të mund të përdoren edhe në lokacione të tjera.
Ndërhyrjet e tjera urbanistike, të realizuara nga CRA në vitin që lamë pas, janë integruar ndryshe në strukturën sociale të Prishtinës. Për shembull, ish-biblioteka Hivzi Sylejmani, dyert e jashtme të së cilës u morën nga një kompani ilegale parkingu në qershor të vitit të kaluar, u kthyen dhe u shndërruan në një institucion të përhershëm kulturor të quajtur “Qendra e Praktikës Narrative”.
Ish-fabrika e tullave u shndërrua fillimisht si një dhomë urbane, kurse tash u transformua në një qendër mësimore Eco Urban, që u hap së bashku me Bienalen.
Këto projekte tregojnë se si urbanizmi i hapur mund të sjellë ndryshime brenda periudhave të ndryshme kohore. /arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...