Google ADS

Prishtina, vatra e koronavirusit me 328 raste të reja

15:18 | 11 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryeqyteti po vazhdon të jetë ‘kampion’ në shënimin e rasteve të reja me Covid-19.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 328 raste të reja, shkruan portali arbresh.info

Në 1519 testime sa janë bërë nga Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK, 733 kanë rezultuar pozitive.

LEXO EDHE: 733 raste të reja me koronavirus dhe 137 të shëruar për 24 orë

Kjo e çon numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 26.121.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 328 raste, Pejë 59 raste, Gjakovë 42 raste, Prizren 34 raste, Mitrovicë 29 raste, Deçan 28 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Gjilan 27 raste, Ferizaj 25 raste, Vushtrri 17 raste, Klinë 16 raste, Podujevë 15 raste, Lipjan 13 raste, Shtime 13 raste, Drenas 12 raste, Obiliq 9 raste, Viti 9 raste, Suharekë 8 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 5 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 3 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Kaçanik, Kllokot dhe Mamushë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme