Komuna e Prishtinës u vizitua sot nga një delegacion i komunës Selçuk-Konya, me në krye nënkryetarin Ziya Yalçinkaya. Qëllimi i kësaj vizite ishte që bashkë me TIKA-n të konkretizojmë marrëveshjen për ndërtimin e Qendrës për Sindromë Down dhe Autizëm në Prishtinë, shkruan arbresh.info.
Pjesë e delegacionit ishin edhe profesorë dhe ekspertë të arsimimit special, të cilët do të na tregojnë përvojat e tyre të deritashme, duke ndikuar kështu në rritjen e cilësisë së menaxhimit të qendrës që do të ndërtojmë.
“Me TIKA-n jemi marrë vesh që ta financojmë së bashku ndërtimin e QSDA, ku gjysmën e parave do t’i jep Komuna dhe shoqatat, e gjysmën tjetër qeveria turke përmes TIKA-s. Lokacioni tashmë është ndarë afër stacionit të autobusëve. Përveç ndihmës financiare, kemi kërkuar ndihmë edhe në atë se si duhet të duket kjo qendër, e edhe si duhet të menaxhohet”, ka thënë Ahmeti.
Selçuk-Konya ka një nga qendrat më të mëdha dhe më të mira në botë për fëmijët me Autizëm, prandaj do të marrim shembullin më të mirë nga kjo Komunë./arbresh.info/
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...