Google ADS

Prishtina subvencionon familjet me të ardhura më pak se 500 euro për t’i çuar fëmijët në çerdhe

13:19 | 25 Maj 2023
E.H

Shefja e grupit të asamblistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Jeta Rafuna ka bërë të ditur se është marrë vendimi për subvencionimin e familjeve për regjistrim të fëmijëve në kopshtet private.

Rafuna njoftoi se ky vendim u mor sot me shumicë votash.

Subvencionimi do të vlejë vetëm për familjet që kanë të ardhura mujore më pak se 500 euro.

Vendimi do të hyjë në fuqi 15 ditë pas regjistrimit në Zyrën e protokollit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe shtatë ditë pas publikimit në gjuhën zyrtare në ueb faqen e komunës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme