Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur sot Seancë Solemne në mbështetje të popullit të Ukrainës kur janë bërë një vit që nga pushtimi rus në këtë shtet.
I pranishëm ka qenë edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szuynog, që ishte mysafir i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Ata në shenjë solidarizimi me ukrainasit dhe duke shfaqur simbolin e paqes, i kanë lëshuar pëllumbat në qiell.
“Falënderoj Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe kryebashkiakun Përparim Rama për shfaqjen e solidaritetit me popullin e Ukrainës”, është shprehur Szuynog.
“Tani, më shumë se kurrë, BE-ja dhe Kosova duhet të qëndrojnë me Ukrainën dhe ta ndihmojnë që t’ia dalë”. /arbresh.info/
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën