Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është treguar mjaft aktiv në mëngjesin e së shtunës.
Ai fillon vikendin duke e vizituar rrugën “Muharrem Fejza” e cila po pastrohej me rrugët lidhëse si dhe hapësirat tjera publike në këtë zonë.
Rama bëri të ditur se sot do të bëhet edhe gjelbërimi i hapësirave dhe mbjellja e luleve, që padyshim do zbukurojnë këtë zonë.
Përveç kësaj, kryetari Rama jepi një lajm të mirë për prishtinasit.
Ai njoftoi se shumë shpejt do të publikohet orari i qarkullimit të mjeteve me pesha të rënda në kryeqytet.
Rama këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
E kjo, do ta ndihmonte shumë komunikacionin e dendur në Prishtinë. /arbresh.info/
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë