Në Kosovë brenda vitit grumbullohen afër 400 mijë tonë mbeturina komunale. Qyteti që po prodhon më së shumti mbeturina është Prishtina.
Ndërsa e gjithë sasia mblidhet por nuk riciklohet dhe nuk shfrytëzohet për asnjë veprimtari, shkruan arbresh.info.
Prishtina është ndër qytetet që prodhon më së shumti mbeturina për kokë banori. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave që janë publikuar për herë të fundit të vitit 2016, Prishtina 480 mijë banorë prodhon 105 tonë mbeturina, ose 1 të tretën e tërë mbeturinave të Kosovës.
Ndërsa e gjithë Kosova prodhon 289 mijë tonë dhe ka 1 milion e 291 banorë.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave tregojnë se mesatarja e mbeturina komunale të grumbulluara në Kosovë ka qenë 223 kilogram për banorë në vit ose 0.61 kilogram mbeturina për banorë në ditë.
Në Prishtinë dhe regjionin e saj grumbullimi i mbeturinave komunale ka qenë 0.60 kilogram në ditë për banorë.
Në regjionet e tjera të Kosovës sasia e mbeturinave komunale të gjeneruara për banorë në ditë ka qenë 0.61kilogram.
Zëdhënësja e Kompanisë Regjionale e Mbeturinave Pastrimi, Arbnore Ademi në një prononcim për portalin arbresh.info ka thënë se në Kosovë nuk ka riciklim por ka ndarje të mbeturinave.
“Në vendin tonë nuk ka riciklim të mbeturinave, por ka ndarje të mbeturinave që janë dy gjera të ndryshme, kjo ndarje e mbeturinave bëhet në disa pika të kontejnerëve në Qytetin e Prishtinës nga sektori joformal”, tha Ademi.
Ajo po ashtu tha se do të duhej të kishte riciklimi i mbeturinave.
“Riciklim të mbeturinave gjithsesi do duhej të kishte, pasi që është edhe vërejtje nga Komisioni Evropian në çdo Raport të Progresit sa i përket shtetit të Kosovës”, u shpreh Ademi.
E pyetur se a ka kërkesa për riciklim nga ndonjë kompani, ajo është përgjigjur se ka kërkesa për riciklim të mbeturinave, por nuk është përgjegjësi e kompanisë.
“Ka kërkesa për riciklim të mbeturinave qoftë nga kompanitë që mirën me ketë fushe veprimtari, qofte nga OJQ-të e ndryshme, mirëpo kjo është përgjegjësi e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) e jo e Kompanisë “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë”, tha Ademi.
Ndërkohë, komuna e Prishtinës ka dërguar pyetje në adresë të komunës së Prishtinës në lidhje me këtë çështje mirëpo nuk ka marrë përgjigje./B.Agushi./Arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...